Vjosa Osmani i paralajmëron padi ndaj kolegëve të e saj të LDK-së që nuk janë pajtuar me pozicionin e saj për mocionin ndaj qeverisë

Osmani paralajmëron padi ndaj kolegëve të e saj të LDK-së të cilët e kanë kritikuar qëndrimin e saj ndaj mocionit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh nënkryetare e LDK-së, Vjosa Osmani, ka lëshuar një paralajmërim për kolegët e saj partiakë, për të cilët thotë se po shpifin e po e ofendojnë. Ajo ka paralajmëruar padi ndaj zyrtarëve të LDK-së, duke kërkuar që edhe strukturat e larta të partisë të distancohen nga ato që ajo i ka cilësuar shpifje. “Ka zyrtarë të lartë të LDK-së që thonë se Vjosa ka bërë thirrje që të mos i besojmë Amerikës. Pa asnjë fije marre… Në mënyrë që të ofendojnë”, ka thënë ajo. “Nuk do t’i duroj asnjërin. Le ta kenë të qartë ata zyrtarë që shpifin e gënjejnë e ofendojnë përtej imagjinatës njerëzore, me gjuhën më të shpifur, do të përfundojnë në hetime”, ka theksuar Osmani në një paraqitje televizive.

Kontrolloni gjithashtu

Paris Guri reagon pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryetar të kuvendit, gjeneratat e ardhshme do të na gjykojnë

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka reaguar pas zgjedhjes së Dimal Bashës si kryetar i …