Kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka borxh 88 mijë euro kompleksit “Marigona Hill”, edhe pse nuk ka deklaruar shtëpi

Osmani: LDK ka qëndrime të ndryshme me Vetëvendosjen, por bashkëpunimi është i mundshëm

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se kjo parti ka qëndrime të ndryshme ideologjike me Vetëvendosjen, por bashkëpunimi me ta është i mundshëm. Osmani në RTV Dukagjini, ka thënë se përkundër këtyre dallimeve në Kuvend LDK ka pasur bashkëpunim me VV-në. “Një koalicion i ardhshëm me Vetëvendosjen është i mundshëm dhe siç e dini ne kemi një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë në Kuvend”, tha ajo. Deputetja e LDK-së ka thënë se me Vetëvendosjen kanë bashkëpunim të mirë edhe në nivel kryetarësh. Ajo ka thënë se për koalicione parazgjedhore apo pas zgjedhore do të vendosin organet e partisë. “Pasi t’i fitojmë zgjedhjet, për koalicione vendosim bashkë në Këshill të Përgjithshëm dhe në Grup Parlamentar”. Osmani ka thënë se ideologjikisht LDK dhe Vetëvendosje janë të kundërta, pasi LDK është parti e djathtë, ndërsa Vetëvendosje e majtë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …