Vjosa Osmani, nuk ka ftuar femrat, ish-pjesëtaret e UÇK-së, në Forumin për Gratë

Vjosa Osmani, nuk ka ftuar femrat, ish-pjesëtaret e UÇK-së, në Forumin për Gratë

Vjosa Osmani, nuk ka ftuar femrat, ish-pjesëtaret e UÇK-së, në Forumin për Gratë. Ajo në Forumin e saj partiak me prejardhje nga Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë, ka selektuar se cilat gra të ftohen, e cilat jo. Me këtë rast ajo nuk ka ftuar as deputetet:   Time Kadrijaj e Shqipe Selimi, luftëtare të dalluara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk ka informata a e ka ftuar Kaçusha Jasharin dhe ish koleget e babait të saj, Raif Osmanit. Duke folur për këtë rast, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka theksuar  se “historia e grave të Kosovës në garantimin e paqes dhe sigurisë as nuk fillon e as nuk mbaron me Vjosa Osmanin. U dëshmua edhe njëherë se zonja Osmani  nuk i pranon dot afër vetes heroinat e gjalla të Kosovës”. Ganimete Musliu ka reaguar edhe në komentin e (kapterit, në postin e Ministrit të Mbrojtjes)  Armend Mehaj  se Ushtria u konsideruaka ende si vend për burrat dhe këtë duhet ta ndryshojmë. Mehaj nuk do të duhet të mohonte realitetin faktik se  ka mjaft heroina të gjalla të UÇK-TMK-FSK-së, të cilat janë krenaria jo vetëm e Kosovës por e mbarë kombit dhe qindfish më me merita, për çlirimin e  dhe shtet-ndërtimin e Kosovës  sesa kapiteni  ministër i Albin Kurtit, z Armend Mehaj dhe kryetarja që doli nga pazaret politike, Vjosa Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …