Vjosa Osmani: Qeveria e ardhshme e Kosovës do të përqendrohet më shumë të rritja e punësimit të të rinjve dhe grave

Vjosa Osmani: Qeveria e ardhshme do të përqendrohet më shumë të rritja e punësimit të rinjve dhe grave

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, thotë se Qeveria e ardhshme e Kosovës do të investojë në kapitalin dhe potencial njerëzor të vendit tonë, duke u përqendruar më shumë të rritja e punësimit të rinjve dhe grave. Ajo këto komente i bëri gjatë takimit me Tao Zhang, zëvendësdrejtor menaxhues i Fondit Ndërkombëtar Monetar, shoqëruar nga Stephanie Eble, përfaqësuese e lartë rezidente, Gabriel Di Bella, shef i Misionit në Kosovë, Mentor Mehmedi, këshilltar i drejtorit Ekzekutiv dhe Selim Thaçi, ekonomist. Sipas Osmanit, sektori privat është motori kryesor i zhvillimit ekonomik përderisa Qeveria e re do të përqendrohet tek investimet në vlerë dhe fuqinë njerëzore të qytetarëve të Kosovës. Ndërsa Zhang e falënderoi atë për zotimin për planifikim buxhetor të mirëfilltë, ndërsa shpalosi edhe interesimin e FMN-së drejt politikave dhe programeve që avancojnë mbrojtjen e ambientit në Kosovë dhe botë.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …