Moisiu

Alfred Moisiu: Vendimi i Qeverisë për taksën 100% ndaj Serbisë ishte i duhur, por korrigjimi i kufijve është i rrezikshëm

Ish-kryetari i Shqipërisë, Alfred Moisiu thotë se vendimi i Qeverisë Haradinaj për taksën 100% ndaj Serbisë ka qenë i duhur, kurse, korrigjimi i kufijve është shumë  i rrezikshëm. Sipas tij, Kosovës po i bëhet padrejtësi sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave.  Në një intervistë për KosovaPress, Mojsiu ka thënë se  Qeveria e re e Kosovës duhet të jetë largpamëse sa i përket çështjes me Serbinë dhe duhet gjetur mënyrën për marrëveshje me shtetin fqinj. Bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë kanë shumë rëndësi meqë nuk mund të vazhdohet pafundësisht me gjëra pezull. Po ashtu ka qenë e nevojshme t’i tregohet Serbisë që Kosova ka “Zot shtëpie” e kjo u bë me vendosjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe. Taksa tashmë e ka arritur efektin e saj dhe duhet parë me kujdes si të vazhdohet tutje në këtë çështje, ka deklaruar  ish kryetari i Shqipërisë, Alfred Mojsiu.

 

Kontrolloni gjithashtu

RKL: Punëtorët shqiptarë aktualisht janë më të përbuzurit, më të shfrytëzuarit dhe më të nëpërkëmburit

KMDLNj ngre alarmin: Punëtorët e ndërtimtarisë po punojnë në temperatura ekstreme pa kushte minimale

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka ngritur shqetësim të madh …