Vladimir Putin

Vladimir Putin kërcënon të gjithë ata që do të përpiqen të ndërhyjnë në sulmin ushtarak të Rusisë, “në mbrojtje të Ukrainës”

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin,   ka përhapur një kërcënim direkt për të gjithë ata që do të përpiqen të ndërhyjnë në sulmin ushtarak të Moskës “në mbrojtje të Ukrainës”. Putini deklaroi se do të ketë pasoja të papara ndonjëherë për këdo që do të kërcënojë Rusinë. Kam  disa fjalë të rëndësishme, shumë të rëndësishme për ata që mund të ndërhyjnë në ngjarjet e vazhdueshme nga jashtë. Kushdo që përpiqet të ndërhyjë, aq më tepër të bëjë kërcënime për vendin dhe popullin tonë, duhet ta dijë se përgjigja e Rusisë do të jetë e menjëhershme dhe do t’ju çojë në pasoja të tilla që nuk i keni përjetuar kurrë në historinë tuaj. Ne jemi gati. Për çdo zhvillim të ngjarjeve. Janë marrë të gjitha vendimet e nevojshme në këtë drejtim. Shpresoj se po dëgjohemi  tha Putin duke kërcënuar  jo vetëm Evropën,  por edhe Amerikën.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …