leoni

Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: LARG DUART NGA UÇK-ja!

Ju (B)analistë,  mos u kruani me UÇK-në

 

Janë artistët komikët e njerëzit e kulturës e të vlerave që i ofrojnë popullit humor e buzëqeshje edhe ne rrethana të vështira e të ndryshme kur mund të janë të rënduar nga gjendja psikike, morale, materiale e tjera!

Por këto janë te këndshme kur përqesh te fortin pushtetarin, pasanikun e dilinxhinë!

Arti ka etikë, ka kritere dhe rregulla te lojës! Nuk shkatërron dinjitetin, Vlerën njerëzoren!

Tallja nuk duhet te i lëndoj njerëzit! Pse nuk tallemi edhe nuk buzëqeshmi në vdekje kur ndodhin?

Pse nuk duhet te tallemi me njerëzit e gjymtë e te pa aftë?

Pse nuk duhet te tallemi me nënën?

Ndoshta te vetmit jem ne shqiptaret qe rrihemi e vritmi kur na shahet nëna!

Si mund të tallesh me një të prangosur!

Si mund me tallje ta shpërlash një vlerë të çmuar!

Nuk banë me u tall me përgjakjen e tjetrit!

Mos u tall me atë qe te solli ne jetë, dhe ata qe ta sollën Lirin!

Pse nuk bënë të tallemi me një nënë në lindje!

Si mundesh me tallje të shpalosh intimitetin tënd apo të dikujt tjetër!

Ta vrasësh dinjitetin e personit dhe te një familje për burdullakun tënd!

Kufirin mes asaj publike dhe asaj që është privatësi ta shkelesh!

Shkelja e kufirit të normales me harbutëri, majmunllëqe  e përbaltje!

T’ i poshtërosh te dinjtetshmit kur i gjen në kushte që nuk kanë mundësi të reagojnë!

Te i besh familjet  të vuajnë kur  janë duke qarë!

Kjo na qenka shaka, tallje?

Kjo nuk është tallje është ndyrësirë, përbaltje dhe jo njerëzore!

Këto qe po i shkruaj janë për opinion! Sa për Vedatat e stupcat nuk vlen të shkruhet, për ata vetëm stupci vlen!

Derrat nuk hiqen nga kallamboqi me hajmali!

Kontrolloni gjithashtu

Takime vëllazërore me shqiptarët e Kroacisë

Kryetari i Nderit i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, njëherit dhe Anëtar i …