Vladimir Putin

Vladimir Putin: Perëndimi i ka injoruar shqetësimet e Moskës, sa i takon sigurisë në lidhje me zgjerimin e NATO-s

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se Perëndimi i ka injoruar shqetësimet e Moskës, sa i takon sigurisë në lidhje me zgjerimin e NATO-s, ndërsa Shtetet e Bashkuara i kërkuan përsëri Rusisë t’i tërheqë forcat e saj nga zonat afër kufijve me Ukrainën. Vladimir Putin, i ka thënë kryetarit të Francës Emmanuel Macron, gjatë një bisede telefonike, më 28 janar,  se pala ruse do të studiojë “me kujdes” përgjigjet me shkrim të paraqitura nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja këtë javë në lidhje me kërkesat e Moskës për garancitë e sigurisë “pas së cilës do të vendosë për hapat e mëtejmë. Rusia po kërkon garanci sigurie nga Perëndimi në këmbim të një de-përshkallëzimi të krizës në Ukrainë, por Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja më 26 janar i kundërshtuan kërkesat e Moskës.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Ganime Musliu: Fajtori kryesor për helmimin e shoqërisë është Albin Kurti

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganime Musliu, ka akuzuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin …