Volodymyr Zelensky: Lufta po rikthehet në territorin e Rusisë, kjo është e pashmangshme dhe plotësisht e drejtë

Volodimir Zelensky: Nëse Ukraina nuk do ta mposhtë Rusinë, atëherë do të fillojë Lufta e Tretë Botërore

Kryetari i Ukrainës, Volodimir Zelensky, në një intervistë për  ARD-në e Gjermanisë, ka deklaruar  se nëse Ukraina nuk do t’ia dalë të mposhtë Rusinë, atëherë do të fillojë Lufta e Tretë Botërore. Ai bëri thirrje për mbështetje më të fortë ushtarake nga vendet perëndimore, ndërsa theksoi se kancelari gjerman, Olaf Scholz e kishte kuptuar më mirë natyrën reale të kërcënimit pas takimit të tyre në Berlin vitin e kaluar dhe se Gjermania kishte filluar të rrisë mbështetjen ushtarake. “Përshtypja ime është se kancelari Scholz e kuptoi se Putini nuk është vetëm një emër, por një kërcënim dhe jo vetëm kërcënim për Ukrainën”, tha ai për ARD. Ai shtoi se vendet evropiane, kryesisht ato baltike, mund të jenë objektivi i ardhshëm i Rusisë. “Unë mendoj se kancelari Scholz mendon se nëse nuk rezistojmë, Rusia do t’i afrohet më shumë Gjermanisë. Kancelari Scholz e kupton që ekziston një rrezik i tillë dhe është padyshim lufta e tretë botërore. Nëse Rusia godet këtë apo atë vend të NATO-s, fillon Lufta e Tretë Botërore, ka thënë Zelenskij.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …