Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Elmi Reçica, Bedri Suka e Amir Zogaj, po qëndrojnë për vizitë në qytetin Treviso të Italisë

Disa zyrtarë të  lartë të PDK-së: Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Elmi Reçica, Bedri Suka dhe Amir Zogaj, janë duke qëndruar për vizitë në qytetin italian, Treviso, ku janë pritur nga kryetari i qytetit, Mario Conte. Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica. Ndodheshim në Itali, së bashku me Vlorën, Enverin, Bedri Sukën dhe Admir Zogajn patëm nderin dhe kënaqësinë që ta takojmë kryetarin e qytetit të Trevisos, z.Mario Conte, me të cilin bashkëbiseduam për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet komunave tona, për kontributin e mërgatës tonë dhe integrimin në shoqërinë italiane. Shprehëm falënderimin tonë ndaj Italisë, për mbështetjen e përhershme që i ka dhënë Kosovës në proceset e shtetndërtimit dhe të integrimit evropian”, shkroi  Elmi Reçica, në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …