Kryeministri Kurti priti në takim përfaqësues të partive politike boshnjake e shqiptare, që jetojnë nën Serbi

Kryeministri, Albin  Kurti priti në zyrën e tij përfaqësues politikë të komunitetit boshnjak e shqiptar që jetojnë nën Serbi.  Në  takim morën pjesë një delegacioni i  Shanxhakut që kryesohej nga kryetari Sulejman Ugljanin, i shoqëruar nga kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, dhe dy deputetët tjerë në Kuvendin e Serbisë, Enis Imamovic dhe Selma Kuçeviq. Gjatë takimit  kryeministri Kurti u njoftua për brengat dhe problemet me të cilat ata ballafaqohen. Në  takim u diskutua për disa segmente të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Të drejtat e komuniteteve joshumicë në shtetet tona pasqyrojnë demokracinë dhe zhvillimin tonë si shoqëri. Për dallim nga Serbia që klasifikohet si shtet me regjim hibrid, Republika e Kosovës është shtet demokratik me të drejta dhe liri për të gjithë, theksoi Kryeministri Kurti. Ai shtoi se komunitetet e ndryshme pa dallim duhet të trajtohen në kuadër të principeve universale e në harmoni të plotë me standardet e Bashkimit Evropian, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Konfirmohet zyrtarisht se Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin …