Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Në krizën aktuale politike, zgjedhjet e reja janë të paevitueshme

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka vlerësuar se zgjedhjet e reja janë të paevitueshme. Ajo ka shtuar më tuje se ka mundësi që këto zgjedhje të mbahen në fund të këtij viti dhe se për shkak të kryeministrit, Albin Kurti, Kosova ka humbur shumë kohë. “Në momentin në të cilin jemi, konsideroj që zgjedhjet e reja parlamentare janë bërë të pashmangshme. Është humbur shumë kohë. Zoti Kurti i ka humbur Kosovës jo vetëm këto muaj prej kur jemi pa institucione, por i ka humbur vite të tëra” ka thënë për Kosovapres, sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku. Ajo ka shtuar më tutje se fillimisht duhet të presim të shohim se çfarë do të na thotë Gjykata Kushtetuese dhe cilët janë hapat që parashihen të merren nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale, bëri të ditur se Kimberly West nga Amerika përzgjidhet Prokurore e kësaj Gjykate

Kryeprokurorja e Speciales, Kimberly West: Dënime deri në 45 vjet për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së

Në fjalën e saj në seancën përmbyllëse të gjyqit më të madh ndaj ish-krerëve të …