Vlora Çitaku

Vlora Çitaku njoftoi se llogaria e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Twitter është mbyllur

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku njoftoi në Twitter se llogaria e Forcës së Sigurisë së Kosovës në këtë rrjet social është mbyllur përkohësisht. Çitaku, përmes një reagimi, iu drejtua Twitterit duke shprehur habinë pse ata papritmas e mbyllën llogarinë e FSK-së në të njëjtën ditë kur Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së publikoi një postim në lidhje me pjesëmarrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionin paqeruajtës në Kuvajt. “Pse papritmas keni vendosur ta kufizoni llogarinë e FSK-së, në të njëjtën ditë kur Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së shkruajti në lidhje me vendosjen e tyre të përbashkët në një mision paqeruajtës”, shkroi Çitaku. Departamenti Amerikan i Mbrojtjes është shprehur krenar që t’i kenë afër vetës Forcën e Sigurisë së Kosovës në misionin e parë ndërkombëtar në Kuvajt. “Departamenti i Mbrojtjesështë krenar të bashkohet me Forcën e Sigurisë së Kosovës në misionin e parë në Kuvajt. Gjatë këtij misioni, partnerët tanë nga Kosova do ta fitojnë përvojën e mekanikës dhe logjistikës duke punuar me njësitë e Ushtrisë Amerikane #BashkëMëTëFortë”, shkroi Departamenti Amerikan i Shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja Duda Bale, e ka paraqitur një rast prekës të një gruaje e cila është viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Deputetja, Duda Balje kritikon ashpër kryeministrin, Albin Kurti për deklaratat mbi Kodin Civil dhe komunitetin LBGT

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e ka trajtuar si deklaratë provokuese qëndrimin e …