Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, është shprehur e bindur se partia e saj do të rrisë numrin e votave në zgjedhjet e ardhshme nacionale. Çitaku theksoi se PDK pret rritje të ndjeshme të përkrahjes, duke u bazuar edhe në rezultatet e sondazheve të realizuara nga organizata vendore dhe ndërkombëtare. “Unë jam e bindur se do të shënojmë rritje të ndjeshme. Nuk po jap kualifikime a do të dalim të parët apo jo, por do të shënojmë rritje të dukshme”, tha ajo. Çitaku gjithashtu u shpreh me siguri se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme të Republikës së Kosovës. “E them me goxha konfidencë që Qeveria e ardhshme e Kosovës do të jetë pa Lëvizjen Vetëvendosje”, përfundoi ajo.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
