Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka deklaruar se Qeveria Kurti nuk e ka as një meritë për marrëveshjen me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit. Përveç kësaj Qeveria aktuale e ka devijuar edhe procesin. Në ceremoninë për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC, marrëveshje për të cilën kjo qeveri nuk ka asnjë meritë, në fakt vetëm e ka devijuar procesin nga gazsjellësi në bateri. Në një postim të saj ajo ka shkruar: Kryeministër, kupto se në Amerikë e përfaqëson Kosovën, jo Vetëvendosjen. Kur nënshkruan marrëveshje nënshkruan në emër të Kosovës, jo në emër të partisë, ka qortuar Vlora Çitaku, Albin Kurtin.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
