Brickos

Ilir Meta

Çfarë përmban emaili mbi Ilir Metën që vuri në lëvizje “Autoritetin për Informim mbi Dosjet e Sigurimit

Email-i mbi Ilir Metën që vuri në lëvizje “Autoritetin për Informim mbi Dosjet e Sigurimit”, përmban brenda vetes disa  të dhëna e fakte  që mund të shërbejnë për hapjen e çështjeve të tjera të lidhura me dosjet e Sigurimit të Shtetit. Emaili ka mbërritur në momentin kur Ilir Meta dorëzoi detyrën në Pallatin e Brigadave dhe në zyrën e presidentit hyri Bajram Begaj. Emaili, i cili është me IP nga Uashingtoni, iu ka drejtuar Autoritetit të Dosjeve, ambasadës amerikane  në Tiranë, ambasadës së BE, dhe ambasadave gjermane italiane dhe britanike.

Çfarë përmban emali?

Email-i, duket që është hartuar nga dikush që ka pasur më parë akses në dosjet e SIgurimit të Shtetit dhe ka qenë i informuar mbi përpjekjet për zhdukjen e dosjes së Ilir Metës. Shkruesi akuzon për këtë Sali Berishën, për të cilin thotë se ka zhdukur dhe dosjen e gruas së tij, Liri Berishës, me miratimin e Ramiz Alisë. Një burim diplomatik që ka lexuar emailin tha se aty shkruhet se “dhjetoristi i infiltruar Ilir Meta e zhduku dosjen e tij me ndihmën e Sali Berishës, madje ky i fundit ka zhdukur disa dosje, mes të cilave edhe dosjen e Sigurimit për familjaren e tij, veprim i cili u krye me miratimin e Ramiz Alisë”.

Por autori shkruan se “po ja që një dorë e mistershme ka shpëtuar nga djegia e dosjes atë që duhet për ta demaskuar përgjithmonë këtë turp të Shqipërisë”.

Kjo indicie fillimisht ishte dukur  paranojake dhe qesharake, por kur Autoriteti konfirmoi dokumentin që i kishte shpëtuar zhdukjes së dosjes, gjithçka u përmbys.

Emaili në të vërtet ka qenë një sulm ndaj Genta Sulës, Drejtoreshës së Autoritetit, duke e vënë atë para presionit që ishte e emëruar e Ilir Metës në atë institucion. Në të vërtet Sula është zgjedhur me konsensus të gjerë në Kuvend, dhe kjo nuk ka lidhje me miqësinë e saj të njohur me familjen Meta.

Duke spekuluar me këtë fakt, emali e vendos atë nën presion që ose të hap dosjen e Ilir Metës ose denoncuesi do bëj publike dosjen.

Në të vërtet Autoriteti ka vepruar shpejt dhe me kompetencë duke zbuluar gjurmët e dosjes së Ilir Metës në dosjen e viktimës së tij, i cili përshkruhet me emër në email.

Autoriteti konstatoi se Ilir Meta përmbush kushtet e vendosura për një person që të quhet “Bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit” dhe lind nevoja ti korrigjohet çertikata e pastërtisë e lëshuar më herët, gjë për të cilën ka pengesa ligjore. Ndaj i janë drejtuar Kuvendit.

Mbi dosjen e gruas së Sali Berishës

Emaili po ashtu jep një indicie për një familjare të ngushtë të Sali Berishës me origjinë serbe, që ka qenë bashkëpunëtore e Sigurimit të Shtetit por dosja është zhdukur qysh në vitin 1991. Nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për gruan e Sali Berishës, Liri Berisha apo nënen e saj Milica Rama e cila ishte një serbe e martuar në Tiranë.

Për të parën ka dëshmi se ka qenë e rekrutuar nga Sigurimi dhe se oficeri i Sigurimit që mbante lidhjet me të, është vrarë në rrethana të paqarta në vitet 90. Nëse bëhet fjalë për Liri Berishën atëhere kjo çështje kërkon një hetim të thelluar.

Dhe kjo mund të zbardh shumë të vërteta të hidhura të historisë së tridhjetë viteve, ku Berisha ka mbajtur peng gjithë klasën e ish sigurmasave duke qenë vetë pengu dhe i besuari i tyre. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Ilaz Kodra

Ramush Haradinaj: Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra …