Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Vlora Çitaku reagon pas paraqitjes së ambasadores Nita Luci në tubim të Vetëvendosjes

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër pasi ambasadorja e Kosovës në Norvegji, Nita Luci, u pa duke marrë pjesë në një tubim të Lëvizjes Vetëvendosje. Çitaku tha se ambasadat nuk janë pronë e asnjë partie politike, por institucione të Republikës së Kosovës që duhet të qëndrojnë mbi interesat partiake. Ajo akuzoi Vetëvendosjen për “shpërdorim të resurseve shtetërore për beteja elektorale”, duke e cilësuar këtë sjellje si të rrezikshme për demokracinë dhe ligjshmërinë në vend. “VV vazhdon me avazin e vjetër, duke keqpërdorur institucionet për fushatë. Kjo tregon mungesë respekti për shtetin. Ambasadat nuk janë të VV-së e as të PDK-së, ato janë të Republikës së Kosovës”, shkroi Çitaku. Ajo shtoi se një qasje e tillë “cenon institucionet dhe dëmton Republikën”, ndërsa theksoi se, sipas saj, “mendësisë abuzive të VV-së do t’i vijë fundi më 28 dhjetor”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krime lufte ndaj dy ish-policëve në Prizren

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar aktakuzë ndaj dy personave, A.Z. dhe B.D., …