Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovëss, Vlora Çitaku, është shprehur e bindur se ish-presidenti Hashim Thaçi do të kthehet në Kosovë në pranverën e vitit 2026. Gjatë një aktiviteti elektoral të PDK-së në Drenas, Çitaku tha se kthimi i Thaçit do të ishte ngjarje e madhe jo vetëm për të, por për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e partisë. “Unë jam më e bindur se kurrë, se Hashim Thaçi në pranverën e vitit të ardhshëm do të jetë në Kosovë. Do të ishte kënaqësia më e madhe për mua dhe për secilin anëtar të PDK-së që t’i mundësojmë Hashim Thaçit vizitën te kryetari i Drenasit, kryetar nga PDK-ja,” u shpreh Çitaku para mbështetësve.
Kontrolloni gjithashtu
Betim Gjoshi: Rezultatet e PDK-së do të ishin edhe shumë më të mira, sikur gara të ishte e barabartë, e ndershme dhe sipas ligjit
Duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve lokale, Sekretari për organizim dhe zgjedhje në Partisë Demokratike të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
