Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Vlora Çitaku: Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, me gjuhë fyese, kërcënuese e poshtëruese kundër Prokurorisë

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili ka shpërndarë një shkrim fyes ndaj Prokurorisë Speciale të Kosovës.ajo ka thënë se një ofendim i tillë është i papranueshëm dhe në kushte normale ndëshkohet. Zëvendësministri i Drejtësisë shpërndanë gjuhë fyese, kërcënuese dhe poshtëruese ndaj prokurorisë së Republikës. Me përdorë një gjuhë të tillë fëmijët në shtëpi, prindërit ua tërheqin vërejtjen, e në shkollë e merr 1-sh në sjellje. Ja kush po i udhëheqë institucionet e Kosovës sot. Kjo mendësi merr fund me 9 shkurt, ka shkruar,  sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku në një postim të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …