leoni

Kryetari Rama vizitoj fermerët përfitues të projektit “Furnizimi dhe Montimi i Serrave”

Këtë vit, ka filluar shpërndarja e serrave si subvencione në formë të grantit për fermerët e Komunë së Prishtinës duke i fuqizuar ata dhe duke i dhënë ekonomisë lokale një nxitje të re.

Kështu, kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama bashkë me drejtoreshën e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Donjeta Dragusha, vizituan të martën në fshatin Lebanë njërin nga përfituesit e projektit “Furnizimi dhe Montimi i Serrave”, ku panë nga afër montimin e serrave. Rama tha se komuna po dëshmon përkushtimin për mbështetjen e prodhimit vendor.

Është hera e parë që Kryeqyteti ndan një numer kaq të madh të serrave, mbështetje kjo përmes së cilës kemi për qëllim fuqizimin e bujqësisë lokale dhe përmirësimin e kushteve për rritjen e prodhimeve të freskëta.

Nga këta përfitues, 68 fermerë do të marrin serra me sipërfaqe prej 200 m², ndërsa 23 fermerë do të përfitojnë serra më të mëdha prej 500 m². Ky projekt që tashmë ka filluar të implementohet kap vlerën prej 451 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

26 vjet më parë në Pashtrik jehuan pushkët e lirisë!

Sot, në 26 vjetorin e rënies në malet e Pashtrikut u kujtuan dëshmorët e kombit: …