Von Cramon thotë Macron ka dëshirë që Samiti i Parisit të jetë i suksesshëm për të ofruar liberalizimin Kosovës

Deputeti zviceran dhe nënkryetari i Partisë Socialdemokrate të Zvicrës, Cedri Wermuth ka mbajtur një diskutim virtual së bashku me ish-kryeministrin, Albin Kurti, kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani dhe eurodeputeten, Viola Von Cramon lidhur me gjendjen politike në Kosovë dhe të ardhmen e vendit. Një nga temat që u diskutua ishte edhe liberalizimi i vizave për Kosovën, për të cilën bashkëbiseduesit u pajtuan se duhet të ndodhë sa më parë. Kryetarja e Kuvendit tha se është hipokrizi që Bashkimi Evropian të mos jap dritën e gjelbër për Kosovën kur dihet se kushtet për liberalizim të vizave janë plotësuar. Ndërkaq, Raportuesja për Kosovën, Viola Von Cramon tha se pajtohet që reputacioni i BE’së karshi Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave është dëmtuar Von Cramon shtoi se Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka dëshirë që Samiti i Parisit të jetë i suksesshëm, dhe për të ofruar diçka pas këtij samiti duhet të jetë pikërisht liberalizimi i vizave për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …