leoni

RKL

RKL: UÇK-ja nuk ka pasur organizim, kanë qenë do grupe të Drenicës, Llapit…, njerëz pa logjikë thotë, Zenun Çelaj

Në vazhdën e luftës speciale kundër UÇK-së, të cilën po e vazhdon qysh prej vitit 1998, “Koha Ditore”, tani Kompania mediale e Veton dhe Flaka Surroit, sidomos tash  kur ka filluar aksionin  Gjykata Speciale, duke goditur kreun e luftës dhe të paqes në Kosovë, është intensifikuar edhe propaganda kundër UÇK-së, qoftë edhe  me figura të nxjerra e të djegura kahmot nga naftalina jugosllave e kohës së përbashkësisë dhe orgjizimit jo vetëm politik të shqiptarëve me serbë e sllavë, për afër një shekull.

Gazetari i kohës së ish-RSFJ-së komuniste, diferencuesi i njohur ideopolitik, i viteve 80-të, Zenun Çelaj, duke shpalosur të kaluarën e para dhe  gjatë luftës në UÇK-së, sipas mendësisë së tij të kohës së bashkim vëllazërimit,   ka deklaruar në Kohavision se  që nga formimi i formacioneve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka pasur mos-organizim. “Fatkeqësisht ka munguar një organizim i këtyre forcave që prej fillimit. Formacionet e UÇK-së u krijuan, jo zona e Drenicës, jo Llapit, Nerodimes, Dukagjinit, do të thotë pa një koordinim të përgjithshëm kolektiv. Qeveria që ishte në ekzil, që praktikisht kishte forcën materiale, nisi një organizim, por kërkonte të gjithë të futeshin nën ombrellën e qeverisë që mund të ishte e logjikshme, por këta të UÇK-së ( që ishin të palogjikshëm e të pa mend) nuk donin. Ishte rivaliteti politik dhe nuk pranonin”, ka thënë mes tjerash ekzemplari tipik, besnik përjetë i  i jugosllavizmit, Zenun Çalaj.

Ky gazetar i kohës së bashkim vëllazërimit, përjashton faktin se në tetor të vitit 1998 Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, në strukturimin e vet kishte vënë në funksion shtatë Zona Operative të luftës në Kosovë me të gjitha strukturat vartëse, me brigada e batalione dhe me të gjitha formacionet përkatëse. Këtë nuk e përmend ky njeri, sepse po ta pranonte  këtë fakt që e di krejt bota, atëherë nuk do të mund të thoshte se nuk ka pasur organizim dhe se UÇK-ja ka qenë dashur t’ i nënshtrohet Qeverisë në ekzil, por që në kreun e saj kishte njerëz pa logjikë.

Harron kjo mbetje e jugosllavizmit se në mesin e atyre që i quan njerëz pa logjikë kanë rënë dhjetëra heronj ndër më emblematikët, si Fehmi Lladrovci, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, Mujë Krasniqi, Ismet Jashari, Agim Bajrami, Imer Alushani, Jetë Hasani e të tjerë, para formësimit zyrtar të strukturimit, të SHP të UÇK-së, kur ky gazetar i titizmit mendon se UÇK-ja nuk ishte e organizuar.

Çelaj thotë se “Ndërsa në periudhën pas luftës, për fat të keq, vrapimi pas përfitimeve individuale familjare është i tmerrshëm. Njëherë njeriu habitet se si organet që i kemi qoftë gjyqësia, qoftë hetuesia nuk kanë ndërmarrë sepse një njeri që ka dalë nga lufta me opinga ka marrë pushtet nga ai pozicion e përnjëherë u bë milioner, ka shtëpi shumëkatëshe. Janë probleme sistemi. Më ka ra të dëgjoj dhe përcjell se njerëzit fajësojnë edhe faktorin ndërkombëtar. Edhe UNMIK-u e EULEX-i s’kanë kryer punën që është dashur ta kryejnë. Ata kanë pas kompetenca, ka deklaruar gazetari Çelaj.

Ka harruar ky gazetar për pasurinë, që e kishte ngritur vetë me bashkëpartiakët e tij jugosllavë, sidomos në vitet 70-të e 80-të, të shekullit të kaluar, kur burgjet jugosllave prej Manastirit e deri në Lubjanë e më tej ishin të mbushur  ding, me të rinj revolucionarë, shqiptarë  që kërkonin liri, barazi, drejtësi dhe Kosovën Republikë. Nuk flet Çelaj për pasurinë e vet për pasurinë e Sinan Hasanit, Ali Shukrisë, Mehmet Maliqit, Rexhep Zogajt, Veli Devës, Rexhai Surroit, Veton Surroit, (që ka pasuri të deklaruar  pasuri më shumë sa krejt komandantët e luftës së UÇK-së).

Nuk flet për fushatën e diferencimit, në Rilindje në kohën kur e kishte drejtuat, nuk flet për opingat e veta, ku ‘burrë’ i plakur, i cili ka harruar jo vetëm origjinën por edhe nënë e baba që me opinga e kanë rritur…

 

Propagandës kundër luftës së UÇK-së do të duhej t’ ia ndalonin  hovin veteranët e vërtetë, (jo ata të zgjedhjeve), sepse po i përbuzen vlerat

 

Propagandës kundër luftës së UÇK-së do të duhet t ia ndalnin hovin veteranët e vërtetë, sepse ajo propagandë gebelsiane po e helmon rininë që ka dalë në jetë  pas luftës, me helmin plot viruse, që del nga koha e mbetjeve  të gojëve të deformuara nga nikotini e alkooli, nga droga e shlivovica e sertë e Serbisë.

Këtë fushatë po e anashkalojnë në heshtje zyrtarët e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së gjithnjë në pritje mos po i merr në studio ndonjë gazetar, apo gazetare gjysmë-veshur e kohavizionit,  RTK-së, Dukagjinit, Ekspresit  e mostrave të tjera, pjellë e baballarëve dhe nënave  të kohës së Titos e të Rankoviqit, më vonë edhe të Milosheviqit. Dhe kur ndonjë veteran esëll iu tregon krerëve të këtyre shoqatave  se si po e mbron luftën e UÇK-së, Radio-Kosova e Lirë dhe pse nuk shkoni atje për të dhenë deklarata  e intervista ata i thonë: “mos u merrni me  ata, dëgjoni veç këngët e dëshmorëve, atyre u ka kaluar koha…

Koka kurrë nuk i kalon të vërtetës, së drejtës, parimit, ndërgjegjes, por u kalon, atyre që mendojnë, se në këtë botë jallane ekziston vetëm koha e tyre dhe koka e tyre.

Shoqatave parazitë të luftës u duhet një muaj kohë për të marrë guxim e për të paralajmëruar një protestë në mbrojte të Kryetarit të Kosovës, sepse nuk pajtohen të gjithë me këtë, sepse ka frikë të mos dalin në demonstratë as 1. 000  nga 60.000 veteranët. Për dështimin e mundshëm do të fajësohet pandemia.

“Bir Shemua i nënës,

Kë të qaj më parë,

Njërin  e kam nip,

Tjetrin e kam djalë” (popullore, labe)

 

 

 

 

Gjergj-B.Kabashi,  dy detaje , për Zenun Çelajn

 

Pak para se të më kalonte afati i stazhit të praktikantit në gazetë kur ose duhej të më lëshohej vendimi i përhershëm i marrëdhënies së punës ose duhej të më tregonin se nuk i plotësoja kushtet për pranim sipas tyre, u krijua një pështjellim i sërishëm. Gazetari që e përcillte sektorin e bujqësisë, ndihmës i të cilit isha në atë sektor, pasi ishte matur e çmatur, në fund më tha shkoqur se si redaktori i rubrikës së brendshme të Gazetës Rilindja, Zenun Çelaj, ia kishte thënë këto fjalë për mua:

– ‘Mos ia shkruaj shkrimet, se po na mbetet në derë!…

Pikërisht kështu!

S’kisha ç’të flisja ma tepër pasi nuk e dija se për cilën “derë” e kishte pasur fjalën ai burrë i gazetarisë ?!…

Tutej se do t’i mbetesha në ‘derën’ e banesës a të shtëpisë së tij apo druante për “derën’ e Rilindjes ,që e kishte bërë si të veten! Këtë rezonim të pakuptimtë, të palogjikshëm e poshtërak, s’mund e merrja me mend?!

– “I thashë’, vazhdoi të më tregonte ai, se shkrimet nuk jam duke i shkruar unë, por kot!…

– “Nëse është Rilindja e tij, njëmend është më mirë të mos pranohem, se punën do ta lë vetë”, i pata thënë.

Por unë vazhdoja të punoja dhe besoj se punën time e ka parë kushdo që ka dashur ta shihte, kështų që kurrkujt nuk i falënderohem për asgjë. Absolutisht. Atëherë e më pas unë kurrë nuk kam treguar qoftë edhe shenjën më të vogël të vardisjes e të servilizmit ndaj tij, apo ndaj të tjerëve nga rangje të tilla a më të larta në gazetë, qysh tregonin të tjerët që kishin nevojë t’u rrinin shefave të tillë në këmbë me “lepe-pekej”.

 

(Gjergj-B.Kabashi, Rilindja Përkushtim e Trishtim: Kolonistët serb-dalja e helmit dhe vrerit për fushe. Nga Revista Drini -2 Qershor 20180981)

 

Zenun Çelaj dhe Ali Sutaj atëherë më patën bindur se duhej të isha anëtar i LKJ-së se , përndryshe, atëherë nuk do të më lejohej ta kryeja atë detyrë “pa qenë anëtar i partisë”, pasi duhej të isha shpesh i pranishëm në lokalet e KE të KSA të Kosovës, ku ishte Komiteti për Arsim, Shkencë e Kulturë i Kosovës, ku asokohe mbaheshin mbledhje të rëndësishme, në të cilat shqyrtoheshin probleme të ndryshme të arsimit. Në mbledhjen ku më pranuan si “komunist” Zenun Çelaj i foli disa fjalë kurtoazie, që zakonisht thuhen në raste të tilla, duke e lavdëruar punën time si gazetar dhe përgjithësisht sjelljet e mia në gazetë, por nuk vonoi shumë, s’shkuan as dy vjetë dhe disa prej nesh u përjashtuan nga LKJ-ja, ngase e kishim nënshkruar “Apelin 215” për mbrojtjen e autonomisë së Kosovës, një apel të 215 intelektualëve nga Kosova.

 (Po aty)

 

Keto sa per fillim…

Kontrolloni gjithashtu

Fronti Europian: Fitorja më e madhe në histori na pret më 24 prill

Sot në Tetovë, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti bashkë me kryetarin e PDSH Menduh Thaçi, …