Kosova dhe Shqipëria do të sponsorizojnë kongresin e parë të autoriteteve që do të kthehet në një kongres tradicional

Kosova dhe Shqipëria do të sponsorizojnë kongresin e parë të autoriteteve që do të kthehet në një kongres tradicional

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Shqipëri, të parën si kryeministër. Pas takimit me homologun e tij Edi Ramën, në një konferencë të përbashkët, Rama njoftoi se nga takimi i tyre u dakorduan për fillimin e një kongresi të përbashkët mes dy vendeve. “Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë të sponsorizojnë kongresin e parë të autoriteteve vendore i cili ne dëshirojmë të kthehet në një kongres tradicional ku kryetarët e komunave së bashku me skuadrat e tyre të ndajnë praktikat e mira sfidat e përbashkëta në adresimin e problemeve komunale dhe potencialin e nismave të përbashkëta në fushën e qeverisjes vendore”, tha Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …