leoni

Votimi në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë po zhvillohet normalisht

Votimi në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë po zhvillohet normalisht

Në orën 7:00 të mëngjesit janë hapur qendrat e votimit në tërë Shqipërinë, ku 3 milionë e 452 mijë e 260 shqiptarë kanë të drejtë për të votuar në zgjedhjet parlamentare. Për herë të parë në këto zgjedhje do të votojnë 136.239 persona, ndërsa për herë të parë, si pasoje e ligjit të dekriminalizimit, nuk do të kenë të drejtë vote 1367 të dënuar. Në këto zgjedhje marrin pjesë 18 parti politike, me 2666 kandidatë të regjistruar për deputet. Në mbarë vendin janë ngritur 5362 qendra votimi, ndërsa zgjedhjet dhe mbarëvajtja e tyre do të vëzhgohen nga 5351 vëzhgues, nga të cilët 896 janë nga misionet vëzhguese ndërkombëtare. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka votuar mëngjesin e së dielës në qendrën e votimit tek “Liceu Artistik”, në rrugën e Elbasanit. Në një prononcim për mediat, Zguri ka bërë thirrje për votim me maturi, ndërsa ka nënvizuar se nga KQZ janë bërë të gjitha hapat për të mundësuar një gjë të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …