Tema të tjera...
Me rastin e 27-vjetorit të rënies së dëshmorëve, në fshatin Vraniç do të mbahet një tubim përkujtimor në nderim të sakrificës së tyre për lirinë e vendit. Ky përvjetor përkujton jetën dhe veprën e dëshmorëve: Zaim Muqa, Reshat Muqa, Besnik Muqaj, Emrush Buzhala, Milaim Bugari, Hafir Elshani dhe Burim Elshani, si dhe të gjithë martirëve të rënë në këtë fshat. Tubimi do të mbahet më 05 prill 2026, duke filluar nga ora 14:00, në Vraniç, ku familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë do të mblidhen për të nderuar kujtimin dhe kontributin e tyre të paharruar. Këshilli Organizativ fton të gjithë qytetarët që me pjesëmarrjen e tyre të nderojnë këtë ditë të rëndësishme për historinë dhe kujtesën kombëtare. Ardhja juaj do të jetë një shenjë respekti dhe mirënjohjeje për ata që dhanë gjithçka për lirinë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
