Vuçiq mbledh qeverinë për të biseduar për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë

Vuçiq: Më shqiptarët e Kosovës, Serbia e ka një problem të madh por nëse durojmë dhe ruajmë paqen dhe stabilitetin

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se është i bindur në një të ardhme të mirë të Serbisë, nëse arrihet një marrëveshje për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Ai ka paralajmëroi rritje të pagave në sektorin publik dhe rritje të pensioneve. Në kuadër të Fushatës “Ardhmëria e Serbisë” ai premtoi nderimin e një kopshti me vlerë 37 milionë dinarë në Petrovac të Mlavisë si dhe investim 160 milionë dinarë për lidhjen turistike të atij rajoni. Vuçiq tutje ka deklaruar se në çdo vend që po viziton, qytetarët po ankohen se nuk kanë fabrika, andaj paralajmëroi stimuj të veçantë për investitorët për të ndërtuar fabrika. Ai tha se me shqiptarët e Kosovës, Serbia e ka një problem të madh. “Nëse durojmë dhe ruajmë paqen dhe stabilitetin, jam i bindur për një të ardhme të mirë të Serbisë”, ka thënë Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …