leoni

Vuçiq

Vuçiq ndihet i zemëruar për shkak se nuk është pranuar ta përfaqësojë Serbinë në Asamblenë e OKB-së

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq i zemëruar tejmase për shkak se nuk është pranuar  ta përfaqësojë Serbinë në Asamblenë e OKB-së ka vendosur që të fillojë një fazë të re në raportet me bashkësinë ndërkombëtare, që mund të quhet edhe si bojkot i heshtur i Brukselit dhe Uashingtonit,  shkruan DW. Ndërkohë që Vuçiç nuk do të marrë pjesë as në Asamble, në Nju Jork do të udhëtojë kryeministrja, Ana Brnabiç.  Ideja e ndryshimit apo shkëmbimit të kufijve nuk është pritur me shumë entuziazëm, por nuk mund të thuhet se për këtë shkak Vuçiç është sulmuar. Disa vende sidoqoftë kanë pasur edhe mirëkuptim për këto ide. Analistët mendojnë se ky skenar është vetëm një truk për opinionin e brendshëm në serbi që duhet të bindë serbët se Vuçiç ka bërë gjithçka ka mundur por bashkësia ndërkombëtare nuk është e gatshme ti pranojë kërkesat. E kur të vijë koha e marrëveshjes me Kosovën mund të kërkojë mbështetjen e qytetarëve në referendum, pasi zgjidhje tjetër nuk ka.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …