Aleksander Vuçiq

Vuçiq: Në zgjedhjet presidenciale të Serbisë serbët do të votojnë në të gjithë territorin e Kosovës

I mllefosur nga mos lejimi i mbajtjes së referendumit në Kosovë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka paralajmëruar se në zgjedhjet presidenciale të Serbisë, serbët do të votojnë në të gjithë territorin e Kosovës. Mediet serbe e kanë cituar atë të ketë deklaruar se pala e Kosovës nuk është e interesuar për asgjë. “Ata janë të interesuar vetëm t’i njohim si shtet të pavarur. Shpresoj dikush do ta kuptojë se cilat do të ishin pasojat nëse kjo nuk do të ndodhë. Unë jam i vrenjtur dhe rrudh vetullat, por buzëqesh kur QUINT-i thotë se kanë lëshuar komunikatë, por Kurti nuk ka dashur t’i dëgjojë [lidhur me mbajtjen e referendumit serb në Kosovë]”, është cituar të ketë deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

KPM: Ftojmë institucionet e drejtësisë që të merren me zyrtarin tonë deri në zbardhjen e plotë të rastit

Renate Schroeder: Situata në Kosovë jo që nuk ka qenë e mirë përgjatë viteve të fundit, por as s’po përmirësohet

Drejtoresha e Federatës Evropiane të Gazetarëve, Renate Schroeder ka shfaqur shqetësimin e saj për përkeqësimin …