Vuçiq: Nuk ka zgjidhje të lehta për Kosovën

Kryeministri serb, Aleksandër
Vuçiq ka paralajmëruar se në mesin e temave që do të trajtohen në rrethin e ri
të bisedimeve në Bruksel, do të jetë edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese të
Kosovës për Asociacionin e Komunave serbe. Ai ka theksuar se Beogradi gjithmonë
është i gatshëm për dialog dhe kompromise, por jo nëse dikush mendon se mund ta
nënçmojë me këtë Serbinë. “
Nuk ka zgjidhje të lehta për Kosovën”, ka thënë kryeministri serb. Vuëiq,
ka bërë të ditur se në pozitën negociuese të kapitullit 35 që ka të bëjë me
Kosovën, megjithatë nuk gjendet ai “dokumenti i tmerrshëm”, përkatësisht amendamenti
të cilin para dy muajsh e kishte paraqitur Gjermania.

Kontrolloni gjithashtu

Reagim publik i kolonel Hajrush Kurtajt lidhur me aktgjykimin ndaj Gavrilo Milosavleviqit

  Me dhimbje të thellë dhe indinjatë të madhe kam pranuar lajmin për aktgjykimin lirues …