Kryekuvendari, Kadri Veseli nderon martirët e vrarë në Poklek e Çikatovë të Drenasit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nderon martirët e vrarë në Poklek e Çikatovë të Drenasit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot ka nderuar martirët e masakruar nëntëmbëdhjetë vjet më parë në fshatrat Poklek dhe Çikatovë në Komunën e Drenasit. Në masakrën që kryen forcat paramilitare serbe në Poklek, u vranë 54 anëtarë të familjeve Muqolli dhe Elshani, shumica prej të cilëve ishin gra, fëmijë e pleq. Ndërsa në Çikatovë, po të njëjtën ditë, forcat serbe masakruan 24 qytetarë, po ashtu gra fëmijë e pleq.

“Në Poklek dhe Çikatovë, për t’i nderuar martirët e luftës sonë për liri dhe pavarësi. Vrasja e këtyre qytetarëve, shumica prej të cilëve gra, fëmijë e pleq, dëshmon për një nga krimet më çnjerëzore të Serbisë në Kosovë dhe për sakrificën e madhe të popullit tonë për liri. Lavdi e përjetshme për të gjithë të rënët e lirisë”, ka shkruar Kryeparlamentari Veseli në faqen e tij në Facebook, pas vizitës që u ka bërë varrezave të këtyre të vrarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …