William Walker propozon Faton Bislimin për President të Kosovës

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori në pension William G. Walker, u është drejtuar me një letër liderëve të partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, duke propozuar Faton Bislimin si kandidat për President të vendit, në një kohë kur procesi për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit vazhdon të jetë i bllokuar. Në letrën e siguruar nga Telegrafi, Walker shpreh shqetësimin për atë që e cilëson si “bllokadë të tejzgjatur të procesit kushtetues” dhe vlerëson se zgjedhjet e reja nuk do të garantonin domosdoshmërisht një zgjidhje për krizën politike, ndërsa thekson se pas shqyrtimit të emrave të mundshëm për këtë post, Bislimi, sipas tij, i përmbush më së miri kriteret për një President të ardhshëm. Walker thotë se e njeh Bislimin prej shumë vitesh dhe veçon përvojën e tij ndërkombëtare, formimin akademik, aftësitë komunikuese dhe njohuritë për historinë politike dhe procesin e shtetformimit të Kosovës, duke përmendur gjithashtu studimet dhe përvojën e tij në Kosovë, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, si dhe njohjen e gjuhëve shqipe, angleze dhe, sipas tij, frënge. Ai përfaqëson bindjet e veta dhe përkushtimin për një Kosovë më të mirë”. Në fund, Walker u kërkon liderëve politikë që emrin dhe kualifikimet e Faton Bislimit t’i marrin në konsideratë gjatë diskutimeve për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, ndërsa sipas informacionit të publikuar, letra u është dërguar liderëve të partive të përfaqësuara në Kuvend, por nuk është konfirmuar nëse ajo ka arritur te LVV, PDK, LDK dhe AAK.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada e SHBA-së: Çdo familje meriton përgjigje për të dashurit e zhdukur

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka shprehur mbështetjen e saj për …