Plot 28 vite që kur ky livadh u mbulua me gjak!
U mbulua me gjak fëmijësh, gjak nënash, gjak burrash!
Luftë e paparë ishte në atë kohë në mes të UÇK_së dhe Ushtrisë e Policisë së Jugosllavisë.
Thuajse asnjë ditë nuk ishin ndalur luftimet që nga 15 Qeshori e deri më 26 Gusht të vitit 1998.
Që nga dita e parë që u formua Shtabi i UÇK_së në Greiçec e që i doli përballë gjithë asaj force me arsenal aq të paparë që ishte dislokuar heret në Qafë të Duhlës, dhe kishte menduar se tanimë sdo të ketë asnjë problem dhe do të jetë e përhershme aty!
E kur ne organizuam luftën nën udhëheqejen e Komandant GURI dhe ia nxumë pritën për të mos hyrë nga Greiçeci, e në anën tjetër Komandant KUMANOVA, këtë armiku nuk e kishte kujtuar kështu që do ti del dardhë me bisht ( siç thot populli).
Kulmi i luftimeve ishte pikrisht në muajin Gusht që forcat Jugosllave kishin marrë ofansivë të ashpër në të katër anët e duke përdorur edhe të gjithë armatimin që posedonin deri tek ato ajrore!
Gjatë ditëve kulminante të 24,25,e 26 Gushtit armiqt kishin pësuar humbje të mëdha dhe si rrjedhoj ata kishin vendos që të derdhin zjarr në të gjitha anët pa kursyer as një njeri, as shtëpi e as asgjë të gjallë në Greiçec.
Më datë 24 Gusht u përjetësuan dy Heronjt e Kombit MEHMET LUMI dhe SAFET KICAJ.
Më 25 Gusht pra një ditë më vonë lartësohet Komandant KUMANOVA, NUHI MAZRRKU, AFRIM BUÇAJ, HABIB ZOGAJ, dhe GANI KASTRATI në Bajrakun e Luzhnicës.
Më 26 Gusht Armata dhe Policia Jugosllave kishte hyrë në Lagjen e Lubocëve të Greiçecit, dhe granatonte çdo pëllëmbë të fshatit.
Evakuimi i popullatës kishte filluar me kohë nëpër Greiçec por të fundit kishin mbetur SAMI e NAIM Boka që predha e armikut i zë në fund të Livadhit të gjatë dhe aty përjetësohen dhe ju digjet edhe Traktori nga flakët.
Pak minuta më vonë vjen nëpër Livadhin e gjatë ISAK ASLLANI që ishte në vij të frontit në lagjen e Lubocëve e që kishte marr urdhër nga Komandant GURI që të shkoj e ti largoj familjen nga vendi ku qëndronin sepse forcat armike tani ishin shumë afër aty!
Baca Isak bashkë me vëllaun MUSËN po kalonin me traktor e të ngarkuar me të gjithë familjen.
Armiqtë kur i shohin qëllimisht shtën me tankë dhe shkatrrojnë rimorkion e traktorit me të gjithë familjen dhe plagosen ISAKU dhe MUSA!
Baci ISAK kur e sheh gjendjen çka ndodhi del hapur para takëve e duke i thirr me zë: OOOO MOS ME GRA E FËMIJË O SHKJA I ZI!!!
dhe aty mbi gjakun e 8 fëmijëve, të nënës, të gruas dhe të kunatës betohet se do të marrë hakun dhe nuk do të dorëzohet kurrë!
Pa kaluar shumë kohë pak orë më vonë forcat armike edhe në fshatin Rancë vrasin prap një anëtarë të familjes Asllani! Plakun ZEQIR ASLLANI.
Ishte një moment shumë i rëndë tragjik për bacën Isak por edhe për të gjithë shokët.
Pas pak kohe në grykën e livadhit të gjatë më thërret vëllau im FADIL BUNGU vëlla të lutem shpejt tek familjet tona merr shamia e çka të keshë mundësi që ti japim ndihmën e parë bacës Isak. Mora disa shami, peshqir, faculeta, një copë bukë pogaqë dhe uji.
Ofrohem të baca Isak dhe pa e ditur se si është puna e pyes hë baca Isak si je? Më tha bacit unë u plagosa por skam dhimbje por kur e kthej kokën mbrapa nuk kam asnjë anëtarë të familjes asaj çka ti bëjë!!!!
Por tha u betova që do të marrim hak bashkë.
U ofrova ta pastroj pasi ishtr i mbuluar me gjak kokës e qafës, ai më shikoj në sy e tha: jo bacit ti më qit uji se unë vet e pastroj kokën e qafën.
Më pas i dhash një copë bukë edhe shumë pak uji se ai vet e dinte që nuk bën të pij uji. Bukën nuk mund ta ha tash tha edhe e futi në gjep. Vëllau Fadili i përcjell deri në Qafë të Korenikut dhe prej aty dikush me makina apo traktor i përcjell pë në Budakovë në spital.
Unë kthehem më poshtë në drejtim të livadhit, Pjetrit vjen kusheriri im Mehmet Bungu dhe sa flas me te, vërejmë një të plagosur e ai ishte EKREM ASLLANI vëllau tjetër i ISAKUT që e kishte shpuar plumbi nga barku në shpinë. Ai kërkonte ndihmë! Prap gjeta tek familjet disa peshqir edhe një qarqaf buke dhe me to ia lidhim plagët dhe sot më dhimbset kur ai rënkonte nga dhimbja e ne e shtrëngonim duke ia lidh plagët. Ekremi pyeste: a i keni pa familjen tem a kanë kalu këndej?
Çka ti themi: i thash po kanë kalu më heret dhe kanë shku nga Budakova.
Edhe Ekremin e ka përcjell Meha deri në Qafë të Korenikut e kurse unë i kam prcjellë në ato momente familjet e Ali e Gani Tërshanit deri te lagjaia Reshani pasi ata shkonin andej nga Llanishti.
Përveç kësaj para mbrëmjes varrosen familja Asllani në livadhin e gjatë.
Pavarësisht të gjithë kësaj dhëmbje e humbje njerëzish, ushtarët e UÇK_ së riorganizohen ashtu siç e kishim planifikuar më heret me Komandantin në lagjen Ahmeti në Topillë.
Ditët kalojnë lufta vazhdon baca Isak qëndron si legjendë dhe të gjithëve na jep moral e vullnet se si luftohet e qëndrohet përballë armikut.
Prandaj që nga 26 Gushti i 98_ tës e deri më sot do të quhet gjithmonë ky livadh,LIVADHI I GJAKUT.
Lavdi përjetë e mot të gjithë atyre që u lartësuan për të jetuar përgjithmonë si hyjnor!
LAVDI!
Xh. Bungu
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
