Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës duhet të marrë pjesë në diskutimet për zgjedhjen e presidentit dhe ta mbështesë idenë që ky post të mbulohet nga një përfaqësues i opozitës dhe më saktësisht nga PDK-ja. “Dhe duhet ta mbështesë idenë që presidenti duhet me qenë nga PDK-ja, tani e bëjnë se bëjnë varet nga vendimet e partisë”, ka thënë Haliti. Ai u pyet edhe për themeluesin e PDK-së, Hashim Thaçi, i cili aktualisht ndodhet në Hagë. Haliti nuk dha një parashikim nëse Thaçi mund ta rikthejë PDK-në në pozitat e mëparshme: “Varet prej tij, varet prej angazhimit, prej shumë faktorëve”, duke shtuar se Thaçi në PDK mban “aureolën e liderit të madh”.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
