Xhavit Haliti: Serbia në Kosovë e shfaqi botërisht barbarinë e sajë, para së cilës ishte i pavlefshëm çdo ligj lufte

Xhavit Haliti: Serbia në Kosovë e shfaqi botërisht barbarinë e sajë, para së cilës ishte i pavlefshëm çdo ligj lufte

Nën-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti përmes një postimi në rrjetin social e ka kujtuar 14 majin e vitit 1999 ditë në të cilën policia e ushtria serbe i ka vrarë dhe masakruar barbarisht 82 civilë të pafajshëm në fshatrat Qyshk, Pavlan dhe Zahaq të Pejës. Ai ka thënë së shteti serb në Kosovë e ka shfaqur botërisht barbarinë e tij.

“Më 14 maj 1999 në fshatin Qyshk, Pavlan dhe Zahaq të Komunës së Pejës, nga forcat policore si dhe ato elite ushtarake dhe paraushtarake serbe u vranë dhe u masakruan barbarisht 82 civilë (të pa armatosur) shqiptarë. Me këto masakra shteti serb shfaqi botërisht barbarinë e tij, para së cilës ishte i pavlefshëm çdo ligj lufte dhe konventë ndërkombëtare”, ka shkruar Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …