Brickos

Xhavit Hoxha

Xhavit Hoxha (1952 – 2007)

Për çdo ditë dhëmbi i kohës po na gërmon nga pak miq e shokë. Për çdo ditë nga rrethi ynë po shkëputen lulet e kopshtit të jetës sonë miq e shokë. Për çdo ditë jemi dhe nuk jemi më së bashku miq e shokë. Për çdo ditë na dhemb shpirti kur ndahemi nga më të dashurit tanë dhe papritmas na vjen kumti se iku: ky, ai, ti, unë e kështu me radhë!… Ligjet e natyrës kanë caktuar që gjenerata të ndërrojë gjeneratën dhe ne nuk mund të jemi kundër natyrës edhe po deshëm. Në pamundësi të ndërrojmë këto ligje që shumë herë na krijojnë dhimbje, na mbetet të kujtojmë me respekt të thellë shokët, miqtë, bashkëveprimtarët, atdhetarët e denjë, dashamirët dhe burrat e dheut që ikën nga kjo jetë. Duke përkujtuar, njëkohësisht ne do të bartim këtë kujtesë tek brezat që na pasojnë. Pranojmë shumë çiltër se ka disa ndarje që peshën e dhembjes e kanë më të rëndë, ka dhembje që rëndon më gjatë e më shumë, që me më shumë peshë  e përjeton secili në mënyrën e vet.

Ikja e të madhit, Xhavit Hoxha për në botën e përtejme, sikur nuk na lejon që të pajtohemi se ai nuk është më në mesin tonë, ani pse sot po bëhet 8 vite nga ikja e tij në amshim! Familja e tij ngrysë dhe zbardhë ditët me emrin dhe kujtimet e Xhavitit. Ne shokët takohemi dhe ndahemi me fjalët e tij. Atdheu marshon për t’u forcuar nga kujtimet dhe veprat e tij atdhedashëse. Populli mbanë valë në gji kujtimet dhe shëmbëlltyrën për te dhe për shumë atdhetarë të tjerë.

 Xhavit Hoxha, heu burri i dheut, sa ëmbël do të tingëllojë emri yt në rrugët tona të pafundme drejt çlirimit dhe bashkimit të kombit! Nuk më bënë dora punë të rendis një shkrim përkujtimi. Se nuk mund të shkruhet rëndomtë për ty, se ishe dhe mbete i veçantë, i jashtëzakonshëm. Na dridhet dora dhe buza, ne shokëve dhe miqve tuaj, dhe nuk po lirohemi dot nga malli për ty dhe për shokët tjerë që nuk janë më në këtë botë! Megjithatë dua të përpiqem që të gjurmoj më shumë në thellësitë e shpirtit tim, në kujtimet e pashlyera dhe të bukura që kemi për ty. Ditët dhe muajt po kalojnë. Tash rrokullisen edhe vitet. Megjithatë familja jote, ne, shokët tuaj, atdheu, për jetë do të jemi krenar me kujtimet për ty. Nga dora jote edhe Edi ndezi kandilin e lirisë, që iu bë dritë popullit tonë. Nga mësimet tuaja shumë vëllezër patën guximin dhe diturinë për të luftuar heroikisht për lirinë e Kosovës.

Mehmet Bislimi

  1. 11. 2015

Kontrolloni gjithashtu

Spiro Dine (1844-1922), rilindës, atdhetar dhe mbledhës i folklorit

Spiro Dine (1844-1922), rilindës, atdhetar dhe mbledhës i folklorit

Spiro Dine lindi në Vithkuq të Korçës në vitin 1844. Mori pjesë në Lëvizjen e …