Xhavit Jashari: Gjykata Speciale, sulm mbi luftën e lavdishme të UÇK-së

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka reaguar sot në konferencen e mbajtur në Tiranë. Ai ka dekaruar se  Gjykata Speciale nuk po gjykon individë, por po përpiqet të njollosë vetë luftën çlirimtare të Kosovës. “Mbajtja e krerëve të UÇK-së në Hagë është padrejtësi e hapur. Kjo gjykatë po mundohet të barazojë çlirimtarin me pushtuesin, të shndërrojë sakrificën e pastër në një histori të shtrembëruar,” – tha Jashari me tone të forta. Ai kujtoi se UÇK-ja nuk ishte thjesht një forcë guerile, por organizim kombëtar për liri dhe bashkim. Çdo përpjekje për ta ulur atë në bankën e të akuzuarve është, sipas tij, sulm ndaj gjithë historisë shqiptare. “Populli duhet të reagojë kudo që është, sepse kjo nuk është vetëm çështje e Kosovës – është çështje kombëtare,” shtoi Jashari. Duke paralajmëruar protesta të reja, ai bëri thirrje që shqiptarët të mos lejojnë të përmbyset e vërteta historike. Protesta e radhës do të mbahet në Tiranë, më 17 tetor – një ditë që pritet të kthehet në tribunë të madhe kundër padrejtësive të Hagës.  Gjykata Speciale, e krijuar me presion ndërkombëtar, po shndërrohet në mjet për ta barazuar agresorin me viktimën, okupatorin me çlirimtarin. Dhe kjo, përtej gjykatave e sallave të Hagës, është një betejë që do të zhvillohet në ndërgjegjen e gjithë kombit.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, Serbia po synon të minojë shtetësinë e Kosovës

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një intervistë për transmetuesin polak TVP World …