Jeffry Hovenier

Xhefri Hovenier: Vizioni ynë për një Evropë të plotë, të lirë e në paqe, nuk mund të realizohet pa qenë pjesë e kësaj edhe Kosova

Ambasada e Amerikës në Kosovë ka shpërndarë në faqen zyrtare, intervistën që i ka dhënë, Radios-Evropa e Lirë,  ambasadori, Jeffrey Hovenier, lidhur me zhvillimet e fundit politike në vendin tonë. Ai  ka thënë se nuk e di se si Shtetet e Bashkuara do të mund ta ndryshonin mbështetjen e tyre për Kosovën në lidhje me përkushtimin ndaj popullit të Kosovës dhe idesë së Kosovës si një shtet sovran, i pavarur, demokratik dhe multietnik. Dhe, sigurisht, ne shpenzojmë kaq shumë kohë dhe përpjekje për ta avancuar këtë vizion që Kosova të jetë ajo që është – një shtet i vogël ose i mesëm  i Ballkanit Perëndimor që është plotësisht i integruar në strukturat evropiane dhe euroatlantike. Vizioni ynë për një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe, nuk mund të realizohet pa qenë pjesë e kësaj edhe Kosova. Dhe, për këtë arsye ne kemi bërë kaq shumë përpjekje. Kështu e shohim ne, ka deklaruar   mes tjerash, ambasadori, Xhefri Hovenier në intervistën e tij për Radion Evropa e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …