Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, mbajnë sot një diskutim publik lidhur me rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi

Escobar: Një vend si Kosova me 1 milion e gjysmë banorë, nuk mund ta bindë komunitetin 700 milionësh t’ i ndryshojë taktikat e veta

Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka marrë në mbrojtje emisarin europian, Miroslav Lajçak, pas akuzave të kryeministrit Albin Kurti për njëanshmëri në dialogun Kosovë-Serbi. Escobar tha se ishte alarmuar edhe nga sulmet personale që i ishin bërë Lajçakut në rrjetet sociale në Kosovë dhe thotë se për këtë çështje  ia ka parashtruar një kërkesë presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti. Gjatë javës së fundit jam alarmuar nga sulmet personale ndaj Lajçakut që ekzistojnë në sferën shoqërore të Kosovës. I kërkova Presidentes Osmani dhe Kryeministrit Kurti që t’i dënojnë këto sulme. Nuk po them se vijnë nga qeveria e Kosovës, por qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë e qartë, ka thënë Escobar për Zërin e Amerikës. Duke komentuar deklaratat e Kurtit për Lajçakun, ai ka thënë se emisari europian gëzon besimin e plotë të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara. “Të gjitha vendet e BE-së bënë një deklaratë të përbashkët pas dështimit të bisedimeve, me mbështetje për Lajçakun. Është diçka me të cilën duhet të përballen. Lajçaku nuk do të largohet. Dialogu nuk do të largohet. Dhe nuk mendoj se një vend prej një milion e gjysmë do ta bindë komunitetin transatlantik 700 milionësh që të ndryshojë taktikat e tij. Mendoj se duhet të ketë një përqasje më pragmatike nga Qeveria e Kosovës, ka kërkuar Escobar.

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …