Xheladin Beqiri (1905-1944) heroi nga Gjilani që iu bashkua Luftës Antifashiste në Kurvelesh të Labërisë

Xheladin Beqiri (1905-1944) heroi nga Gjilani që iu bashkua Luftës Antifashiste në Kurvelesh të Labërisë

Për dëshmorët e atdheut është shkruar e do shkruhet gjithmonë. Në çdo varg të shkruar, aty gjen të freskët pika gjaku nga ku lulja e lirisë qëndron ngaherë e pa vyshkur,m e rrënjë ngulur në tokën tonë të ujitur nga gjaku i 28 mijë dëshmorëve të LANÇ.

Kanë kaluar 70 vite kur djemtë e vajzat shqiptare rrëmbyenë armët e dolën maleve për larinë e atdheut. Shqipëria ishte pushtuar nga nazifashizmi gjerman. Thirrjes së atdheut për të luftuar ndaj okupatorit, iu përgjigj edhe Xheladin Beqiri (Karadaku).

Qysh në fillim djali i Gjilanit që jetonte në Nivicë të Kurveleshit, rroku armën e doli malit për larinë e Shqipërisë. ‘’Nuk mund të rri në shtëpi, – u tha nivicarëve djali i Kosovës. Shtëpia ime janë malet ku kanë folenë shqiponjat!’’.

Si erdhi Xheladin Beqiri në Shqipëri?

Ngjarjet e vitit 1934 atje në fshatin e lindjes në Gjilan, e detyruan të kalonte fillimisht në Kukës, pastaj në Shkodër. Prej andej në Myzeqe, në Fier tek disa të afërm. Prej andej punon disa kohë në kriporen e Vlorës. Lufta italo-greke 1940 e gjen në fshatin Nivicë të Kurveleshit. Xheladin Beqiri (Karadaku) ka lindur në vitin 1905. Ai ra heroikisht në betejën e luftmeve që u zhvillua midis gjermanëve e forcave partizanëve në operacionin luftarak më 6 qershorit të vitit 1944 në Qafën e Gjarprit të rrethit Skrapar( zona Tomorricë).

Ai me babanë s’mund të duronin shtypjen serbe, dhe si rezultat të konflikteve ,familja u vu në shënjestër nga serbët. Kjo e detyroi që të kalonte drejt Shqipërisë. Por edhe në Shqipëri, Xheladini se pati të lehtë kalvarin e jetës së tij. Arrestohet nga italianët e greku me disa muaj burg. Kur mësojnë se nuk ishte djalë nga Nivica, por një hyzmeqar i ardhur nga veriu i Shqipërisë e lirojnë nga burgu. Në këto kushte,biri i Kosovës rrëmben pushkën e inkuadrohet në rreshtat partizane.

Kështu, Xheladin Beqiri (Karadaku) hyn në formacionin e parë të çetës partizane të Kurveleshit në vitin 1942. Më von kalon komandant i çetës ‘’Harjedin Tremishti’’ me komisar Hasim Zeneli. Po në këtë vit pranohet Antar i Partisë Komuniste Shqiptare. Me trimëri e zgjuarsi ka marrë pjesë në shumë beteja kundër pushtuesve gjermanë në krahina të ndryshme të Shqipërisë së jugut. Gjurmë që mbetën në histori është ajo e betejës së Mezhgoranit në Përmet.

Me krijimin e Brigadës Parë Sulmuese emërohet zëvendës-komandant i Batalionit Parë. Duke parë aftësitë e tija si organizator e luftëtar i zoti, si një strateg i lindur, Xheladin Beqiri (Karadaku) emërohet komandant i batalionit të pestë të Brigadës Parë Sulmuese. Ai bëhet krahu i djathtë i Mehmet Shehut, fill pas kthimit nga kongresi i Përmetit ku ishte pjesëmarrës si delegat atje.

Në betejën e Qafës së Gjarprit e Guri i Prerë, në luftime të ashpra që u zhvilluan aty trup me trup midis forcave gjermane e ato partizane më 6 qershor të vitit 1944, dhanë jetën 32 partizanë e partizane në lulen e rinisë për lirinë e Shqipërisë. Midis tyre edhe biri i Kosovës, komandant Xheladin Beqiri (Karadaku),Hero i Popullit. Gjatë luftës për çlirimin e Shqipërisë nga okupatori nazifashist, ai mbajti pseudonimin ‘’Karadaku’’ emrin e malit Karadak të vendlindjes. Në qafën e Gjarprit janë dy lapidarë, njëri është ngritur pikërisht atje ku u vra Xheladini 72 vite më parë. Edhe në Nivicë në qendër të fshatit qëndron kryelartë busti i Heroit të Popullit, Xheladin Beqiri (Karadaku), atje në zemër të Labërisë trime. Dëshmorët e kombit kanë vetëm ditëlindje. Lira që gëzojmë sot i ka rrënjët te gjaku i dëshmorëve të atdheut. Ata do nderohen brez pas brezi në shekuj. Populli i Skraparit u këndon edhe këngën dëshmorëve që ranë në betejën e Qafës së Gjarpëri e Guri i Prerë.

‘’Qaf e Gjarprit e Guri Prerë

U ndez lufta me furi,

Djmetë tanë po luftojnë

‘’Karadaku’’me Myslimë

Dhe Jonuzi djalë i ri.

Edhe shumë djem, vajza të tjerë

Derdhin gjakun për liri’’.

(Xhevahir Cirongu, Devolli.net)

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Dërgut Bajraktari, 1908 - 1945

Bajram Dërgut Bajraktari, 1908 – 1945

Familja Bajraktari e Drenasit, (ish-Gllogovc) i takon fisit të Elshanëve, njëri ndër fiset antike të …