Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është shpallur fajtor nga gjykata për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Në të njëjtin rast, gjykata ka refuzuar aktakuzën ndaj tij për veprën penale të pengimit të personit zyrtar. Sveçla nuk ishte i pranishëm në seancën ku u shpall vendimi, ndërsa në emër të tij ishte avokati Laur Prenaj. Prenaj e ka cilësuar vendimin si të pazakontë dhe ka bërë të ditur se mbrojtja do ta shfrytëzojë të drejtën për ankesë. Ai tha se komentet e mëtejshme do t’i japin pasi ta pranojnë vendimin e arsyetuar të gjykatës. Rasti lidhet me protestat dhe zhvillimet e atëhershme në Kuvend, ku Sveçla akuzohej për përdorimin e gazit lotsjellës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
