Xhevahire Izmaku: Nisma Socialdemokrate është e gatshme të ndihmojë në krijimin e institucioneve, pa vendosur asnjë kusht

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka thënë se partia politike së cilës i takon, është e gatshme të ndihmojë në krijimin e institucioneve, pa vendosur asnjë kusht. Ajo shtoi më tutje se Nisma Socialdemokrate do të mbështesë çdo shumicë që formohet nga partia fituese e zgjedhjeve. “Në momentin që partia e parë e ka të mundur që të krijojë një shumicë, ne do të jemi aty pa asnjë kusht. Nuk ka të bëjë vetëm me Nismën që të jetë pjesë e partneritetit, por me secilën parti që VV bën një shumicë, Nisma do ta ndihmojë në krijimin e institucioneve” theksoi deputetja, Xhevahire Izmaku.

Kontrolloni gjithashtu

Nait Hasani: VV po propozon kandidatë anti-UÇK

Duke komentuar propozimet që po bënë partia Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit të Kosovës, deputeti …