Xhevat Bislimi: HESHTJA E "DETYRUAR" E SHQIPTARËVE!

Xhevat Bislimi: E votuam Vetëvendosjen për VETËVENDOSJE e jo për gjunjëzim e përgjërim te varri i Rugovës,

“Vetëvendosja (LVV-ja) fiton kësaj here”, thuhej kudo në Kosovë… Madje edhe kundërshtarët e tyre e thoshin pa kompleks e pa inate se “Vetëvendosja fiton”! Ishin dorëzuar pa hyre ne gare! Edhe krerët e eksponentët e PDK-se e të LDK-se thonin hapur se “po garonin për vendin e dyte”! Vendi i pare ishte i “rezervuar” për LVV-në… Këto parti po mbyteshin ne keqqeverisjen, korrupsionin, dështimet dhe mashtrimet e tyre galopante!  Bindja se fiton VV-ja ishte edhe më e fortë dhe më “agresive” te mërgimtarët  tanë… “Vetëvendosje fiton 60 %”, thoshin ata. Mërgata jonë u bë promotore e fitores se LVV-se.

Gati gjysma e kësaj mërgate, e zhgënjyer, e dëshpëruar dhe e pashprese, kishte lënë shtëpi e katandi në kërkim të punës dhe një jete më të mire, pas luftës! Ato që s’u ofronte vendi i tyre i kërkonin dhe pjesërisht i gjenin ne vendet e huaja: pune, siguri shëndetësore, siguri sociale, mundësi shkollimi për fëmijët e tyre!!…Prandaj, kjo ishte me shume vote kundër partive qe keqqeverisjen, shpërdoruan, vodhën e përvetësuan pasuritë dhe fondet publike te vendit te tyre. Votuan kundër partive qe ua vodhën, ua grabiten dhe ua trafikuan te drejtat e tyre ekonomike, sociale, politike, njerëzore, duke ua nëpërkëmbur dinjitetin dhe te drejtën themelore për një vend pune, për një strehë, për shërbim shëndetësor, arsim e shkollim cilësor, siguri e barazi ne shtëpinë e ne vendin e tyre. Ata qe votuan për konceptin e hershem te Vetëvendosjes, për VETËVENDOSJE e për bashkimin e kombit e te Shqipërisë ne një shtet janë me pak!

Dikur, madje menjëherë pas luftës Çlirimtare te UÇK-se, njerëzit tanë (rreth 60 %), votonin për LDK-ne dhe konceptin e saj rugovist – autonomist! Kjo beri qe kjo parti, LDK -ja, e mbështetur ne patericat e saj: AAK e PDK, ta tërhiqte “zvarre” popullin shqiptar te Kosovës pas konceptit te saj, qe nuk shkonte përtej bashkëpunimit dhe bindjes pa kushte ndaj Administratës se OKB-se, UNMIK-ut, qe shqiptohej si për koincidence: ANMIK dhe dialogut me Serbinë!! Bashkëpunimi dhe bindja pa kushte e mbajtën Kosovën shqiptare 10 vite nen “komandën” e UNMIK-ut e pastaj, deri sot, UNMIK – EULEX + Gjykata Speciale !!! Me konceptin e Rugovës e te LDK-se, qe u “përvetësua” edhe nga PDK-ja dhe AAK-ja, Kosova shqiptare u bë cope-cope (“multietnike”!), me dhjete komuna “serbe”, me trashëgimi kulturore e historike “serbe” e turke – otomane e neotomane!!!

Me ta Kosova e shkëputur qind për qind nga Serbia (me Lufte e sakrifica te mëdha njerëzore) u bë “çështje e Serbisë”!!! Me ta dhe me qeverisjen e tyre u rrënua ekonomia, u rrënuan dhe grabiten e trafikuan pasuritë e vendit, u rrënua arsimi, shëndetësia, u degradua mjedisi… Për kulture e shkence s’behet fjale! Ne vend te tyre mbollën Kosovën shqiptare me xhamia otomane – turke!!! Këta qe votuan Vetëvendosjen për VETËVENDOSJE e jo për gjunjëzim e përgjërim te varri i Rugovës, do te jene kërkues e jo aminxhinj te politikave qe do te ndërtojë e zhvilloj LVV-ja e mandatuar dhe fuqizuar si askush tjetër… Kjo edhe është arsyeja qe po përmbahemi nga urimet e pa bereqetshme. Urimet bëhen ne fund te mandatit, nëse behet puna për URIM, si puna e ëmbëlsirës qe hahet ne fund. Për urime te fitores ka sa te duash, me tepri! Ne do te urojme kur te shohim dhe prekim ndryshimin nga koncepti dhe vija politike dhe ideologjike rugoviste… Jo për inat dhe as për te keqen e dikujt, por për hatrin dhe interesin e Kosovës shqiptare. Ndryshimi dhe reformat duan kohen e tyre, por fillimi dhe qasja tregojnë shume…

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …