Renata Alt: Pa-kompromisi politik i Albin Kurtit nuk është një premisë e mirë dhe mund të jetë një sfidë e madhe në krijimin e qeverisë

Renata Alt: Pa-kompromisi politik i Albin Kurtit mund të jetë një sfidë e madhe në krijimin e qeverisë së re

Deputetja liberale e Bundestagut, Renata Alt, anëtare e Komisionit të Jashtëm Parlamentar dhe raportuese e partisë liberale FDP për Europën Lindore e Juglindore në një reagim për Deutsche Wellen pas zgjedhjeve në Kosovë thekson se fitorja e Vetëvendosjes, tregon se sa e madhe është dëshira për transformim në Kosovë. “Me premtimin e tij për të luftuar në mënyrë të qëndrueshme korrupsionin dhe keqmenaxhimin ekonomik, ish-kryeministri, Albin Kurti ka zgjuar pritshmëri të mëdha. Besueshmëria e tij varet shumë nga ajo nëse ai i përmbush ato me gjithë vështirësitë e brendshme politike dhe ekonomike” – tha ajo. Deputetja liberale Renata Alt sheh gjithashtu me skepticizëm qëndrimin e pakompromis të Albin Kurtit. “Pa-kompromisi politik i Albin Kurtit nuk është një premisë e mirë për këtë dhe mund të jetë një sfidë e madhe në krijimin e qeverisë. Nëse Vetëvendosja nuk do që pas optimizmit të madh të vijë zhgënjimi i madh, duhet që ajo të çlirohet nga kursi ideologjik dhe të ndjekë dialogun”, shprehet deputetja gjermane.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …