Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka reaguar pas seancën së sotme të Kuvendit, ku Vetëvendosje kërkoi nënshkrimet nga PDK-ja për të paraqitur mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë. Ymeri ka ironizuar duke thënë se kjo parti po ua kërkon nënshkrimet për mocion mosbesimi PDK-së por që kjo nuk është kërkesë për bashkëpunim. “Lëvizja VETËVENDOSJE! po kërkon nga PDK që bashkë ta paraqesin mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti. Por kjo nuk qenka kërkesë për bashkëpunim! Atëherë çka është? Pas diskutimit për kuptimin e fjalës koti, mbase Kuvendi do të duhej ta trajtonte edhe fjalën bashkëpunim”, ka shkruar Ymeri.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
