Zoran Zaev

Zaev sërish paralajmëron publikimin e materialeve për rastin ‘Monstra’

Kryetari i Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë, Zoran Zaev sërish ka paralajmëruar publikimin e materialeve me incizime të përgjuara që kanë të bëjnë me rastin ‘Monstra’. Sipas kreut të opozitës maqedonase, publikimi i këtyre materialeve do të bëhet pas protestës së kësaj partie në muajin maj. Zaev paralajmëroi publikimin e incizimeve edhe për vdekjen e kryeredaktorit të Fokusit, Nikolla Mlladenov si dhe për rastin Martin Neshkovski. Duhet të theksohet se kryetari i social-demokratëve të Maqedonisë edhe vitin e kaluar kishte premtuar se do të bënte publikimin e materialeve që lidhen me rastin ‘Monstra’, proces ky kontrovers gjyqësor i cili shqiptoi dënime me burgim të përjetshëm për 6 shqiptarë të Shkupit. Por pas presionit nga Brukseli dhe qarqe të tjera, Zaev kishte hequr dorë nga publikimi i këtyre materialeve.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Jashari: Beteja e Gllogjanit dhe ndërhyrja e NATO-s, janë themelet e lirisë së Kosovës

Bekim Jashari ka përkujtuar 28-vjetorin e Betejën e Gllogjanit, duke theksuar rëndësinë historike të kësaj …