Zaim Muça ka lindur me 5 shtator të vitit 1969 në fshatin Vraniq të Therandës! Ishte i biri i Smajl Muçës, i nënës Duries dhe nip i Man Mehmetit! Ishte rritur në një familje atdhetare e luftarake për liri. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes ndërsa të mesmen në Therandë!
Herët që në shkollë të mesme ra ndesh me regjimin e Jugosllavisë. Në emër të kërkimit të armeve u torturuan e gjithë familja e tij që në vitin 1993-1994!
Zaimi me vëllezërit e tij marrin pjesë aktive në protestat 1989 e 1990, Vëllai, Osmani plagoset në këmbë ndërsa Zaimin e ndalojnë në mbajtje dhe torturojnë tri ditë radhazi! Në vitin 1994 migron jashtë vendit për të i’u larguar torturave dhe ndëshkimeve të vazhdueshme e të pa durueshme!
Zaimi shkon në Gjermani në qytetin e Spayer-it! Atje ishte njohur me Sadik Halitjahën, pasi që ai me vëllain e tij, Osmanin, kanë punuar si krah pune bashkë me xhaxhallarët dhe vëllezërit Alush e Hajdin Halitjaha! Gjatë vizitave që u bënim familjarëve gjatë viteve 1994-1995 takoheshim të gjithë bashkë dhe bisedonim për situatën në Kosovë dhe përgatitjet për luftë! Zaimi kishte mbështetjen e familjarëve të Sadik Halitjahës dhe punoi bashkë për një kohë sa qëndroi në Gjermani, si dhe u lidh përmes Hajdin Halitjahes bashkë me vëllain, Osmanin me LPK-në, dhe me Fondin “Vendlindja Thërret”. Ai mori pjesë në tubimet dhe protestat e shumta në perëndim dhe dha mjete të shumta për fondin e luftës bashkë me të tjerët!
Në takimet e fundit kur vazhdonin aksionet në Kosovë, Zaimi vazhdimisht më thoshte, nëse ti bac do të shkosh në luftë kurrë nuk ta fali, po nuk më thirre se pse dua me ardhur me ty!
E luta të vazhdonte në Fondin Vendlindja Thërret me Hajdin Halitjahen që ishte kryetar në landin -Rheinland-Pfalz- për Spayer, Manhajm, Gremesajm, e rrethin ky këshill që kishin grumbulluar mbi 300.000 DM. për fondin “Vendlindja Thërret”!
Zaimi nuk mjaftohej me ndihmesën me para por këtë e nxiste gjeni luftarak i gjyshit – Manit-për të hyrë në luftë!
Siç thoshte aty ku derdhet gjaku aty e kam vendin! Kosova ka nevojë për neve, Kosova na pret! Kështu që u akorduam për muajin prill!
Që me 2 qershor do të vinim bashkë në luftë, Zaimi nga Gjermania, e unë Sadik Halitjaha nga Zvicrra.!
Për hyrjen time e njoftova se me 2 qershor 1998 nisemi!
Unë nga Zvicra me shokët Metush Zenuni dhe Reshat Saliun, Zaimi nisej me një grup nga Gjermania!
Për shkak të udhëtimit ndaras nuk mundem të takohemi në Shqipëri, patëm mungesë lidhjesh, atëherë ishin të vështira lidhjet, nuk kemi pas telefona celular, në atë kohë!
Zaimi futet një ditë para meje në drejtim të Dukagjinit me 6 qershor të vitit 1998!
Vëllai Osmani më vonë me 19 prill 1999 pasi e merr vesh rënien e vëllait, do të arrin në Betejën e Koshares! Vëllai tjetër Rrahmani kyçet në luftë po sa shfaqet UÇK-ja, në Budakovë! Zaimi, pasi kalon dy javë në Dukagjin atje me kërkon e nuk më gjen mua, vjen në Malishevë e aty e njoftojnë se unë kam ardhur në Doberdelan të Therandës!
Aty erdhi dhe u takuam bashkë me 22 qershor të vitit 1998
Pastaj ishte vazhdimisht i pa ndashëm si në themelimin e Batalionit në Budakovë me 26 qershor 1998 që do të emërtohej Batalioni i II i brigadës 123 të ZOP!
Zaimi merr pjesë në ç‘do betejë ku mundej të arrinte! Mori pjesë në betejat në Budakovë, Dardhishtë me datat 3 dhe 4 korrik të vitit 1998 ku u dallua me trimërinë, shkathtësinë, ashpërsinë dhe gatishmërinë për të sakrifikuar jetën në çdo moment përball armikut! Këto beteja ishin të fituara nga UÇK-ja!
Zaimi ka qenë tip impulsiv i gatshëm në ç’do kohë dhe me ç’do kusht të përballej me forcat armike!
Po ashtu me Zaim Muçën morëm pjesë në Betejën e 22-23-24-25 gushtit në Grejqevc në përforcime të njësisë D.V. te komanduara nga Jetullah Qarri, Komandant Guri, në pozicionet përball rrugës kryesore të grykës së Carraleves deri në Duhël!
Zaimi mori pjesë me 22 shtator dhe me 24 shtator! Në ketë betejë plagoset rëndë bashkë me komandantin Sadik Halitjaha!
Me ketë rast Batalioni i II arrin fitore të madhe duke i vrarë 9 armiq dhe duke i plagosur 17 nga ata!
Në Betejën gjithëpërfshirëse të 27 shtatorit edhe pse rëndë i plagosur dhe i lidhur i tëri me fasha vetëm dorën dhe krahun e djathtë mundë ta përdorte, ne gjendje të tillë arriti ta shpëtoi një pjesë të popullatës civile mbi Vraniq nga kusarët serbë, duke i vrarë 8 armiq dhe duke i zmbrapsur të gjithë. Me këtë rast i shpëton me qindra civil!
Zaim Muça merr pjesë në Betejën e Reçakut në mbrojtje të popullatës dhe në mbrojtje të kufomave gjatë datave 16-17-18–19 janar 1999, ku tregohet si shqiponje sulmi dhe trim i pa epur!
Pas gjithë këtyre betejave caktohet komandant Kompanie!
Merr nën komandim Kompaninë e Vraniqit, si komandant i kësaj kompanie jep rezultate në mbrojtjen e fshatit Vraniq kur sulmohej nga Popovlani dhe nga anët tjera!
Me datën 5 prill 1999 bie heroikisht duke u kthyer nga kompania për në komandën e Batalionit!
Përballët me një kolonë tankiste e auto blinda që kishin mbërri te Stacioni i Fshatit, duke u takuar pa pritur në befasi ballë për ballë, Zaimi si timonier i një veture bashkë me dy luftëtarët Musli Muqa dhe Besim Muqa! Zaimi bije në përballje me kolonën tankiste në shesh të fshatit Vraniq! Në ketë rast plagosen dy bashkëluftëtarët kushëri të Zaimit, Musli Muça dhe Besim Muça!
Pas vete Zaimi i lënë vajzën Djellza dhe gruan Zarifen shtatzënë që do ta linde të Zaimin, që vet e kishte pagëzuar Heroi sa ishte në jetë! Zaimi i ri lindi me 18 gusht të vitit 1999.
Në këtë betejë të pa barabartë, Zaimi bie dhe dy luftëtarët tjerë plagosen!
Veprimi në shpejtësi i Zaimit duke dal nga vetura arrin ta marrë vetëm revolen 15 teshe, dhe me revole duke shtirë në ushtarin armik mbi Autoblindë shkrep 11 fishek! Ndërsa në trupin e Zaimit bien 19 plumba deri sa e rrezojnë në tokë!
Dy luftëtarët tjerë arrin të dalin nga vetura të plagosur dhe kalojnë tej murit duke rezistuar mezi tërhiqen nga ajo përballje me një forcë te pa barabartë, me shumë tanke dhe Auto blinda!
Rënia e Zaimit i ngjan heronjve epik si Vojo Kushi e Mic Sokoli!
Ardhja nga Gjermania në luftë, lufta dhe betejat e shumta, trimëria, organizimi, komandimi dhe rënia heroike, e bëjnë që të shpallet Zaim Muqa -Hero Kombëtar-!
Zaimi është i varrosur si pas amanetit të tij.
Afër varrit të nënës se tij në varrezat e fshatit Vraniq dhe aty do te jetë gjithmonë!
Në vendin e rënies është vendosur një guri i madh dy metra dhe një pllakë metali ku shkruan – Këtu ra Dëshmor Zaim Muça-!
Po ashtu asht ngritur një Lapidar në qendër të fshatit, në shpatin mbi qendër ku tani thirret – Shesh i Dëshmorëve-!
Aty janë të gravura figurat e Dëshmorëve ku spikatet pamja e Zaim Muçes!
Karakteri njerëzor, Zaimi ishte tip shumë i dashur për shok e miq, i sinqertë e i guximshëm, impulsiv i shpejt, i pa kompromis për kundërshtarët dhe armiqtë!
I lindur gjenetikisht luftëtar si gjyshi i ti Man Muça! (Sadik Halitjaha)
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
