Brickos

ZBULOHET BUSTI DHE PËRUROHET SHTËPIA MUZE E HEROIT TË KOMBIT SKENDER REXHEPI-KOMANDANT HEKURI

Sot, në ditëlindjen e tij të 57-të, në fshatin Mrasor të komunës së Rahovecit, u përurua Shtëpia – Muze dhe u zbulua busti i derdhur në bronz i heroit të kombit, Skënder Rexhepi – Hekuri. “Komandant “Hekuri” do të kujtohet për trimërinë e paepur dhe rezistencën e lavdishme kundër pushtuesve serb, deri në ditën e tij të fundit, kur ra me pushkë në dorë në një pritë armike, më 21 janar 1999, në një kodër mbi fshatin Fortesë. Në këtë pritë ai luftoi krah më krah me dëshmorin e kombit  Fitim Durakun, i cili nga plagët e marra të asaj dite u pavdekësua më 4 prill 1999. Në ballafaqim me pritën e mirëorganizuar të armiqve, plagë të rënda kishin marrë edhe Xhavit Elshani nga Pirana dhe Mustafë Bajraktari nga Polluzha”- tha kryetari i komunës Smajl Latifi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …