Agjencia për Ndihmë Juridike Falas do të ofrojë ndihmë juridike falas përmes Klinikës Mobile edhe në Komunën e Junikut

Kryetari i komunës së Junikut Ruzhdi Shehu priti në takim drejtoreshën ekzekutive Anita Alaj Kalanderi nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas. Në këtë takim u diskutua për misionin e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe bashkëpunimin e mundshëm me qëllim të krijimit të qasjes së barabartë në drejtësi për qytetarët e komunës së Junikut. Kryetari Shehu u zotua për ofrimin e mbështetjes së nevojshme për funksionimin e mirëfilltë të punës dhe informimin e qytetarëve për shfrytëzimin e shërbimeve juridike falas. Në komunat në të cilat nuk ka zyre rajonale dhe mobile për ndihmë juridike falas, klinika mobile do të jetë për 2 muaj në Komunën e Junikut duke ju ofruar qasje të barabartë në drejtësi të gjithë qytetarëve që nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare për të realizuar të drejtat e tyre. Agjencia për Ndihmë Juridike Falas do te fillojë punën në komunën e Junikut nga data: 06.06.2022 deri me 05.08.2022. çdo ditë pune nga ora: 08:00 deri në ora 16:00, në parkingun e objektit të komunës së Junikut.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …