Zgjedhjet e 14 shkurtit janë të pestat që mbahen me radhë në Kosovë dhe do të kushtojnë 5 milionë e 578 mijë e 712 euro

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi thotë se rezultatet përfundimtare shpallen nesër nëse nuk ka ankesa

Nesër është data më optimale kur KQZ pritet t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi. Sipas tij KQZ do të veprojë në përputhje me ligjin, lidhur me shpalljen e rezultateve përfundimtare. Elezi thotë se KQZ do të komunikojë me inistitucionet përkatesë për të marrë konfirmim se nuk ka ndonjë çështje në shqyrtim, dhe pasi të sigurohet se nuk ka më ankesa, atëherë rezultatet përfundimtare do të shpallen nesër. Ndryshe, sot bëhen zyrtarisht një muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në Republikën e Kosovës. Fituese e këtyre zgjedhjeve është Vetëvendosje e cila me numërimin edhe të votave të diasporës, fitoi 32 ulëse në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …