Për të tretën ditë me radhë puntorët e MKRS-së dhe të Ministrisë se Bujqësisë protestojnë kundër zhvendosjes se ministive

Punëtorët e MKRS-së dhe MBPZhR-së protestojnë sërish, kundërshtojnë largimin e këtyre ministive nga objekti

Punëtorët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe ata të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, edhe sot kanë protestuar para objektit të këtyre dy ministrive për të kundërshtuar vendimin për largimin e tyre dhe vendosjen e presidencës në këtë ndërtesë. Punëtorët e këtyre dy ministrive kanë nënshkruar edhe peticion që do u dërgohet Ministrisë së Administratës Publike dhe Pushtetit Lokal, zyrës së kryeministrit dhe presidencës. Bislim Bislimi, përfaqësues i sindikatës së punëtorëve të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, tha se stafi civil i Ministrisë së Kulturës dhe asaj të Bujqësisë janë duke e kundërshtuar ketë vendim për të cili thanë se pati mungesë transparence. Sipas tij, më i arsyeshmen do ishte kalimi i këtij stafi në ndonjë institucion publik sesa në privat sepse kostoja do jetë e lartë për të paguar qeren. Bislmi tha se punëtorët e këtyre dy institucioneve nuk do të ndalen duke protestuar deri në realizimin e kërkesës të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari turk, Erdogan

Erdoğan: Duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka tejkaluar famëkeqin nazist, Adolf Hitler

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të …